Faqet

Adsense

Në raportimin para qytetarëve, kryetari Mulaku këtë vit e vlerëson shumë të suksesshëm - 19 dhjetor 2014


“Falë ndërtimit të një administrate efikase, por edhe ndërtimit të marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, USAID e donatorë tjerë, por edhe mbështetjes nga qeveria e Kosovës, Komuna e Vushtrrisë ka arritur që me shumë sukses ta përmbyll këtë vit, si në investime ashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, ka tnë Mulaku. 
 Në përmbyllje të vitit, kreu i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, sot para qytetarëve të Vushtrrisë ka raportuar për punën një vjeçare të qeverisë lokale, ku është ndalur tek të arriturat, por ka folur edhe për sfidat që e kanë përcjellë këtë vit. Vet Mulaku ka thënë të jetë i kënaqur me investimet e mëdha që janë bërë në përmirësimin e kushteve të qytetarëve, si në infrastrukturën rrugore, ujësjellësit, ujërave të zeza, por edhe investimeve në infrastrukturën e shkollave, por edhe ambulancave, transmeton veriu.info.

Ai tha se e gjithë kjo është arritur fal investimeve nga të hyrat vetjake, grantet qeveritare por edhe bashkëpunimit të mirë me donatorë ndërkombëtar. “Falë ndërtimit të një administrate efikase, por edhe ndërtimit të marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, USAID e donatorë tjerë, por edhe mbështetjes nga qeveria e Kosovës, Komuna e Vushtrrisë ka arritur që me shumë sukses ta përmbyll këtë vit, si në investime ashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, ka thënë Mulaku.

Në prezantimin para qytetarëve, Mulaku ka folur edhe për problemin më të madh jetësor që qytetarët e Vushtrrisë kishin me dekada, atë të ujit të pijes.  “Ndihemi mirë që pas shumë vitesh e përpjekjesh, si rezultat i rritjes së kapaciteteve të ujësjellësit rajonal, këtë vit është përmirësuar kënaqshëm furnizimi i qytetarëve të Vushtrrisë me ujë të pijes. Tashmë në disa lagje furnizimi me ujë është 24 orë, e në disa lagje 22 orë”, ka thënë Mulaku.  

Por Mulaku nuk ka kaluar pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Vushtrrisë e që sipas tij është krijimi i kushteve për strehim të disa familjeve me gjendje të rëndë sociale. “Komuna ka vite që ka ndarë truallin për ndërtesat e banimit social por ato ende nuk janë përmbushur.

Edhe Nexhat Merovci, zyrtar për projekte në Komunën e Vushtrrisë ka shpalosur të gjitha projektet e investimeve kapitale që janë kryer këtë vit në Komunën e Vushtrrisë, duke filluar nga infrastruktura rrugore, ajo e arsimit, shëndetësisë etj.   

Ndërkaq përveç investimeve që janë kryer, qytetarët kanë kërkuar nga pushteti lokal të investoj edhe më tepër në përmirësimin e kushteve të jetesës. Përveç kërkesave për infrastrukturë në disa lagje, qytetarët kanë theksuar edhe problemin e gjendjes së rëndë sociale, papunësisë si dhe ikjen e të rinjve nga Vushtrria.

Blerim Ibrahimi, banorë në rrugën “Isë Mehmeti”, ka kërkuar nga komuna që ta ketë parasysh rrugën e lagjes së tij e cila ende është në baltë. Kryetari i Komunës tha se ajo rrugë ka qenë e paraparë për këtë vit por nuk është kryer, derisa ka siguruar atë se vitin e ardhshëm do të jetë rruga e parë që do të asfaltohet.   

Sherif Rexha, profesor tashmë në pension, duke vlerësuar punën që është bërë deri më tani, ka kërkuar të ketë mbikëqyrje më të madhe nga ana e Komunës në cilësinë e punimeve të projekteve të infrastrukturës. Ai po ashtu ka kërkuar që ti kushtohet rëndësi shumë më e madhe ruajtjes së mjedisit jetësor, si ujit, ajrit dhe tokës, por edhe ushqimit që konsumojmë, si parakusht për shëndet më të mirë të qytetarëve.

0 comments:

Post a Comment