Në ceremoninë e ndarje së çmimeve të Sportistit të vitit 2014, të organizuar nga në Komuna e Vushtrrisë, epiteti i sportistit të vitit në Vushtrri i ka takuar sulmuesit Labinot Osmani të Llamkos Kosovës, ndërkaq Lumnije Hyseni e Klubit të hendbollit Kosova është shpallur sportistja më e mirë për këtë vit. Cmimin këtyre dy sportistëve ua ka ndarë nënkryetari i Komunës Dibran Perçuku.
Përveç sportistit të vitit, Llamkos Kosova ka marr çmimin edhe të klubit më të mirë e po ashtu edhe trajneri Bekim Shotani është shpallur trajneri më i mirë për këtë vit.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, drejtoresha e kulturës rinisë dhe sportit në administratën lokale, Shpresa Rama, ka thënë se edhe gjatë këtij vitit klubet sportive të Vushtrrisë kanë arritur suksese shumë të mëdha, duke e përfaqësuar denjësisht qytetin e Vushtrrisë por edhe shtetin e Kosovës, jo vetëm në garat mbarëkombëtare por edhe në ato ndërkombëtare.
Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e Sportistëve të vitit, Musaj Tërbunja, ka thënë se për shkak të arritjeve kulminante në sport, Komisioni e ka pas të vështirë që këtë vit të përzgjedh më të mirët e më të mirëve.
Sportistet e dalluar te Seniorët-Meshkujt: jane shpallur edhe Dardan Menxhiqi-Kickbox”Kosova”, Bashkim Shala-KF”Kosova”, Enver Konushevci-Kickbox “Kosova”, Shkelzen Kërtoku-KH”Kosova”M, Liridon Hasani-KM”Kosova”, Petrit Tahiri-KF”Kosova”, Flamur Bala-K.i Gjimnastikës “Kosova”, Arxhent Ferati-KPP”H.Prishtina” dhe Dardan Basholli-KH”Samadrexha”.
Sportiste te dalluar te Senioret-Femrat jane shpallur edhe Lumturije Mehmeti-KH”Kosova”F, Ditmire Basholli-KH”Samadrexha”, Edona Shabani-KPP”Hasan Prishtina”, Rona Karaça-Sh.e Peshk.”Sitnica”, Behije Gërguri-KV”Kosova”F, Egzona Shala-KH”Kosova”F, Gresa Basholli-KH”Samadrexha”, Agnesa Pllana-KV”Kosova”F dhe Sugerta Selaci-KH”Samadrexha”.
Pedagog të sportit janë shpallur, Zaim Zenuni dhe Menton Maloku, puntorë sportiv Bashkim Menxhiqi.

0 comments:
Post a Comment