Faqet

Adsense

Në raportimin para qytetarëve, kryetari Mulaku këtë vit e vlerëson shumë të suksesshëm - 19 dhjetor 2014


“Falë ndërtimit të një administrate efikase, por edhe ndërtimit të marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, USAID e donatorë tjerë, por edhe mbështetjes nga qeveria e Kosovës, Komuna e Vushtrrisë ka arritur që me shumë sukses ta përmbyll këtë vit, si në investime ashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, ka tnë Mulaku. 
 Në përmbyllje të vitit, kreu i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, sot para qytetarëve të Vushtrrisë ka raportuar për punën një vjeçare të qeverisë lokale, ku është ndalur tek të arriturat, por ka folur edhe për sfidat që e kanë përcjellë këtë vit. Vet Mulaku ka thënë të jetë i kënaqur me investimet e mëdha që janë bërë në përmirësimin e kushteve të qytetarëve, si në infrastrukturën rrugore, ujësjellësit, ujërave të zeza, por edhe investimeve në infrastrukturën e shkollave, por edhe ambulancave, transmeton veriu.info.

Ai tha se e gjithë kjo është arritur fal investimeve nga të hyrat vetjake, grantet qeveritare por edhe bashkëpunimit të mirë me donatorë ndërkombëtar. “Falë ndërtimit të një administrate efikase, por edhe ndërtimit të marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, USAID e donatorë tjerë, por edhe mbështetjes nga qeveria e Kosovës, Komuna e Vushtrrisë ka arritur që me shumë sukses ta përmbyll këtë vit, si në investime ashtu edhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, ka thënë Mulaku.

Në prezantimin para qytetarëve, Mulaku ka folur edhe për problemin më të madh jetësor që qytetarët e Vushtrrisë kishin me dekada, atë të ujit të pijes.  “Ndihemi mirë që pas shumë vitesh e përpjekjesh, si rezultat i rritjes së kapaciteteve të ujësjellësit rajonal, këtë vit është përmirësuar kënaqshëm furnizimi i qytetarëve të Vushtrrisë me ujë të pijes. Tashmë në disa lagje furnizimi me ujë është 24 orë, e në disa lagje 22 orë”, ka thënë Mulaku.  

Por Mulaku nuk ka kaluar pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Vushtrrisë e që sipas tij është krijimi i kushteve për strehim të disa familjeve me gjendje të rëndë sociale. “Komuna ka vite që ka ndarë truallin për ndërtesat e banimit social por ato ende nuk janë përmbushur.

Edhe Nexhat Merovci, zyrtar për projekte në Komunën e Vushtrrisë ka shpalosur të gjitha projektet e investimeve kapitale që janë kryer këtë vit në Komunën e Vushtrrisë, duke filluar nga infrastruktura rrugore, ajo e arsimit, shëndetësisë etj.   

Ndërkaq përveç investimeve që janë kryer, qytetarët kanë kërkuar nga pushteti lokal të investoj edhe më tepër në përmirësimin e kushteve të jetesës. Përveç kërkesave për infrastrukturë në disa lagje, qytetarët kanë theksuar edhe problemin e gjendjes së rëndë sociale, papunësisë si dhe ikjen e të rinjve nga Vushtrria.

Blerim Ibrahimi, banorë në rrugën “Isë Mehmeti”, ka kërkuar nga komuna që ta ketë parasysh rrugën e lagjes së tij e cila ende është në baltë. Kryetari i Komunës tha se ajo rrugë ka qenë e paraparë për këtë vit por nuk është kryer, derisa ka siguruar atë se vitin e ardhshëm do të jetë rruga e parë që do të asfaltohet.   

Sherif Rexha, profesor tashmë në pension, duke vlerësuar punën që është bërë deri më tani, ka kërkuar të ketë mbikëqyrje më të madhe nga ana e Komunës në cilësinë e punimeve të projekteve të infrastrukturës. Ai po ashtu ka kërkuar që ti kushtohet rëndësi shumë më e madhe ruajtjes së mjedisit jetësor, si ujit, ajrit dhe tokës, por edhe ushqimit që konsumojmë, si parakusht për shëndet më të mirë të qytetarëve.

Labinot Osmani dhe Lumnije Hyseni Sportistët më të mirë të vitit në Vushtrri


Në ceremoninë e ndarje së çmimeve të Sportistit të vitit 2014, të organizuar nga në Komuna e Vushtrrisë,  epiteti i sportistit të vitit në Vushtrri i ka takuar sulmuesit Labinot Osmani të Llamkos Kosovës, ndërkaq Lumnije Hyseni e Klubit të hendbollit Kosova është shpallur sportistja më e mirë për këtë vit. Cmimin këtyre dy sportistëve ua ka ndarë nënkryetari i Komunës Dibran Perçuku.
Përveç sportistit të vitit, Llamkos Kosova ka marr çmimin edhe të klubit më të mirë e po ashtu edhe trajneri Bekim Shotani është shpallur trajneri më i mirë për këtë vit.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, drejtoresha e kulturës rinisë dhe sportit në administratën lokale, Shpresa Rama, ka thënë se edhe gjatë këtij vitit klubet sportive të Vushtrrisë kanë arritur suksese shumë të mëdha, duke e përfaqësuar denjësisht qytetin e Vushtrrisë por edhe shtetin e Kosovës, jo vetëm në garat mbarëkombëtare por edhe në ato ndërkombëtare.
Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e Sportistëve të vitit, Musaj Tërbunja, ka thënë se për shkak të arritjeve kulminante në sport, Komisioni e ka pas të vështirë që këtë vit të përzgjedh më të mirët e më të mirëve.
Sportistet e  dalluar te Seniorët-Meshkujt: jane shpallur edhe Dardan Menxhiqi-Kickbox”Kosova”, Bashkim Shala-KF”Kosova”, Enver Konushevci-Kickbox “Kosova”, Shkelzen Kërtoku-KH”Kosova”M, Liridon Hasani-KM”Kosova”, Petrit Tahiri-KF”Kosova”, Flamur Bala-K.i Gjimnastikës “Kosova”, Arxhent Ferati-KPP”H.Prishtina” dhe Dardan Basholli-KH”Samadrexha”.     
Sportiste te dalluar te Senioret-Femrat jane shpallur edhe Lumturije Mehmeti-KH”Kosova”F, Ditmire  Basholli-KH”Samadrexha”, Edona Shabani-KPP”Hasan Prishtina”, Rona Karaça-Sh.e Peshk.”Sitnica”, Behije Gërguri-KV”Kosova”F, Egzona Shala-KH”Kosova”F, Gresa  Basholli-KH”Samadrexha”, Agnesa Pllana-KV”Kosova”F dhe Sugerta Selaci-KH”Samadrexha”.                 
Pedagog të sportit janë shpallur, Zaim Zenuni dhe Menton Maloku,  puntorë sportiv Bashkim Menxhiqi.

Vushtrria Si Qytezë

Vushtrria
EmblemaVendndodhja
[[Figura:|280px|Qendra e qytetit]]
Statistika
Popullsia
-dendësia
69,8811 banorë
202,6 banorë/km²
Sipërfaqja345 km²
Administrata
ShtetiRepublika e Kosovës
QarkuVushtrria
Adresa e kuvenditRr.Adem Jashari nr.1
Kodi postal42000
Prefiksi telefonik0381 28
Faqe zyrtareKK Vushtrri
Politika
KryetarBajram Mulaku
Partia udhëheqësePDK
1. llogaritet të jetë
Vushtrria është qytet antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Vicianum.
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çeshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.

Kryetari

Kryetari i Komunës

 Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale. 
Kryetari i komunës zgjidhet për një periudhe katër vjeçare. Mandati i kryetarit të komunës përfundon: 
a) kur ta kryejë mandatin e tij; 
b) nëse vdes; 
c) nëse jep dorëheqje; 
d) nëse ndrron vendbanimin në komunë tjetër; 
e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye; 
f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj; 
g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; 
dhe 
h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër. 
Me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të komunës.Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Komuna e Vushtrris

Komuna

Sipas Kushtetutës së Republikës njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat. 
Komuna është person juridik. Si person juridik, çdo komunë ka kompetenca, në mes tjerash, që: 
a) të padisë dhe të paditet në gjykata; 
b) të posedojë, dhe të menaxhojë pasurinë; 
c) mund të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie që është në interes të komunës në raport me qytetarët; 
d) të lidhë kontrata; 
e) të punësojë stafin; dhe 
f) të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj.
Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, siç përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj.
Komunat kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre, ndërmjet tjerash, stemat, vulat, emblemat dhe flamujt komunal. Komunat përdorin vulën që përfshin shenjën dhe emrin e komunës
Simbolet e komunës miratohen dhe ndryshohen nga kuvendi i komunës në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës dhe nuk u përngjajnë simboleve të 
shteteve të tjera apo komunave në Republikën e Kosovës apo jashtë saj.
Simbolet e komunave mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretën (2/3) e votimit të kuvendit të komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës. 
Qytetar i komunës është çdo person i cili është qytetar i përhershëm i Republikës së Kosovës që jeton në komunën përkatëse.
Përdorimi i gjuhëve në komunë rregullohet në pajtim me ligjin në fuqi për përdorimin e gjuhëve. Kuvendi i komunës miraton rregullore të detajuara komunale për përdorimin e gjuhëve brenda 
territorit të tij, siç përcaktohet në ligjin e zbatueshëm për përdorimin e gjuhëve. 
Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe kryetari.
Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të ndëmarrin masa për zbatimin e tyre brenda fushës së kompetncave të tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në 
përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës. 

Historiku i Vushtrris



Vushtrria ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e dardanëve. Viciana në fund të shekullit I para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I–V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.